fbpx

‘Toyota Yaris’/ Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda jep urdhër të prerë: Dërgojeni për gjykim

toyo.jpg

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela urdhëron prokurorët e dosjes së bujshme të njohur si “Toyota Yaris” të dërgojnë çështjen për gjykim në gjykatë.

Mediat sigurojnë shkresën me firmë e vulë të prokurores Donika Prela, drejtuar prokurorëve Doloreza Musabelliu dhe Ened Nakuçi.

Përmes shkresës së protokolluar e cila mban datën 11 shtator, Donika Prela në shkelje të ligjit udhëzon prokurorët e çështjes “Toyta Yaris” të bëjnë komunikimin e akuzave dhe njoftimin e përfundimit të hetimeve për të pandehurit për të cilët është ngritur akuza më datë 5 shtator 2019.

“Prokurorët e ngarkuar me hetimin të kryejnë veprimet si edhe të marrin masa për dërgimin e çështjes për gjykim përpara datës 24/09/2019, datë në të cilën përfundon afati tërësor i paraburgimit në hetim për katër të pandehurit” -thuhet në shkresën e drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303