Pas zbarkimit të belgëve, Basha merret në pyetje

Ditën e sotme zbarkuan në Tiranë disa prokurorë belgë, të cilët do t`i referohen dosjes ‘Toyota Yaris’.

Ndërkohë, pak minuta më parë u bë me dije se kryetari i PD, Lulzim Basha do të merret në pyetje ditën e enjte lidhur me këtë çështje.

Prokurorët e ardhur do të asistojnë gjatë procesit të marrjes në pyetje të kryedemokratit.

Kujtojmë që vitin e kaluar në Shqipëri hyri një makinë ‘Toyota Yaris’, pa targa dhe e mbushur plot me euro./real-news.tv