12 djem dhe 2 vajza kanë ardhur në jetë pas mesnate deri në orët e para të mëngjesit në dy maternitetet e Tiranës, një ogur i mirë për vitin 2022 që sapo ka ardhur.
Në traditën e përvitshme, Ministrja Ogerta Manastirliu ishte mëngjesin e sotëm pranë fëmijëve të parë të vitit 2022, ku shpërndau çekun e bebes për të porsalindurit, me urimin që ky vit të jetë i shëndetshëm dhe i begatë për të gjithë shqiptarët.
“Viti 2022 do të jetë viti i fëmijëve, i zbatimit të politikave dhe programeve të reja për fëmijët tanë. Do të vijojmë programin e kujdesit neonatal me investimet në maternitetet e reja të Beratit, Kukësit, investimin madhor në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” si dhe në maternitetin Koço Gliozheni. Investimet tona nuk do të ndalen”, tha Manastirliu.