Tradita, i presin fëmijët me brisk për të shënjuar…

Anëtarët e një fisi të Afrikës Perëndimore vazhdojnë të ndjekin një ritual të lashtë të prerjes së fytyrës, kokës dhe trupit.

Praktika e lashtë konsiston në prerjen e fëmijëve deri në moshën 8-vjeçare, por edhe foshnjat një javëshe, për t’u “markuar” me brisk rroje.

Rituali përdoret si një formë për të shënjuar rritjen e fëmijës dhe futjen në botën e të rriturve. Riti përdoret gjithashtu edhe si shenjë bukurie.

Ceremonia është një proces i dhimbshëm, por me një rëndësi të madhe shoqërore pasi ka simbolika të ndryshme dhe kryesisht është një mënyrë identifikimi. Me pak fjalë shenjat që ata kanë në fytyrë janë “dokumenti” i tyre i identifikimit.

Këto shenja bëhen në lëkurë duke përdorur gurë, brisqe, xhama ose thika. Në pamjet e publikuara mund të duket qartë dhimbja në sytë e fëmijëve të vegjël që provojnë thikën pa asnjë formë anestezie apo mpirjeje.

Gjithsesi, me kalimin e kohës, shumë anëtarë të fisit Betamarribe në Benin nuk po lejojnë prerjen e fëmijëve të tyre nga frika e marrjes së ndonjë sëmundjeje.

Rituali i lashtë po vdes pasi personat me plagë shpesh gjykohet kur shkojnë në zonat e zgjeruara urbane të Beninit.

Lër një koment