“Tradita vrasëse”

Nga Ida Nurçe

Gjakmarrja është plaga më e vjetër që ka populli shqiptar. Është një gangrenë e së kaluarës, e cila ka rrënjë aq të thella mbi ne. Jeton në heshtje duke ngujuar shumë familje e duke lënë shumë fëmijë pa shkollë. Është një pjatë e mirë, e cila shërbehet e ftohtë. Por në Shqipëri është mëse e ftohtë. Fëmijë të cilat vuajnë nga kërcëllima e saj për vepra që mund të kenë ndodhur para se të ketë lindur.

Po cfarë është kjo traditë vrasëse?

Është një formë e hamarrjes, e cila ka lindur që në mesjetë e ndoshta më përpara. Ajo është më e theksuar tek popujt e mesdheut e sidomos në Shqipëri, Itali jugore, Korsikë dhe në pjesën europiane të Turqisë së sotme.

Në shqipëri, është akoma e gjallë. U mundua të mbahej nën fre gjatë viteve të diktaturës komuniste (1946- 1990), por pati një shpërthim të ashpër dhe pa rregulla pas hyrjes së demokracisë në vitet 90′. Rikthimi i saj u shoqërua me një praktikë mohuese të rregullave themelore të kodifikuara në kanunin shqiptar.

Kur një pjesëtar i një fisi vret dikë nga nje fis tjetër ai e bën këtë veprim duke menduar ose jo për pasojat. Si rrjedhojë vjen hasmëria në mes fisit të vrasësit dhe fisit të të vrarit. Në shtëpinë e vrasësit mbyllen të gjithë meshkujt. Lejen per te dale e kanë vetëm gratë. Ato mund të bëjnë jetë normale. Ne shtëpinë e të vrarit vendoset në tel të rrobave këmisha e tij me gjak pa u larë dhe derisa të merret gjaku ajo nuk hiqet. Kur gjaku kthehet (d.m.th. kur vritet dikush nga fisi i vrasësit)kjo vazhdon deri sa te mbarojnë meshkujt, më pas vriten femrat. Derisa shuhen dy fiset që janë në gjak me njëri tjetrin. Rastet më të mira janë kur fisi i viktimës e fal gjakun ose ua lë në dorë cështjen autoriteteve. Gjakmarrja është një traditë e ligë e cila sjell vetëm trishtim. I ngarkon fenmrave një barrë të lagur mbi shpinë. Fëmijëve ua merr lirinë, kurse meshkujt i shfaros. Shfaros të gjithë shoqërinë në fakt dhe kjo në bazë të kanunit të gjakmarrjes.

Ligjet e Kanunit kanë shërbyer për shumë kohë si norma shoqërore dhe si një sistem vetëqeverisës që mbizotëronte në viset e malësive të Shqipërisë së Veriut në kohën kur rajoni sundohej nga Perandoria Osmane.  Kanuni ka një rëndësi themelore në historinë e popullit shqiptar pasi që është një dokument i lashtë. Forma e parë e tij e shkruar i referohet Lekë Dukagjinit edhe pse konsiderohet që ekzistonte shumë më parë e që i përkiste tradiave të goj’dhënave të trashëguara brez pas brezi. Por rregullat e tij nuk është se zbatohen shumë në ditët e sotme.

I vetmi rregull që respektohet është marrja e gjakut. Rregullat e tjera, si : Mosvrasja e fëmijëve meshkuj deri ne moshë madhore (15 vjeç sipas kanunit), apo e femrave, etj. janë lënë pas dore. Një rrymë në politikën shqiptare për rivendosjen e dënimit me vdekje, bazohet pikërisht në dëshirën për të kuruar dukurinë e gjakmarrjes. Në fakt, si mediat ashtu edhe individët kërkojnë nga qeveritë si në  Shqipëri edhe në Kosovë që t’i mbrojnë të afërmit e vrasësit të cilët nuk janë fajtorë : “Nuk është vështirë të kuptohet se askush nuk ka mundësi as të drejtë t’i kontrollojë sjelljet e vëllaut apo ato të kushëririt.”

Zonat më e prekur nga kjo “sëmundje” është Shkodra, ku njihen rreth 68 familje që nuk mund të lënë shtëpitë e tyre.

Lër një koment