fbpx

Trafik klandestinësh, shqiptari i kërkuar në Belgjikë kapet në Itali

policia_italiane.jpg

Një shqiptar i kërkuar nga autoritetet belge u arrestua në Itali. 29-vjeçari shqiptar akuzohet për trafik të qënieve njerëzore dhe për të kishte një urdhër arresti evropian, të lëshuar nga një gjykatë belge.

Siç raportojnë mediat vendase, gruaja e tij u zhevndos në fshatin Monteroni d’Arbia pranë Sienës. Autoritetet italiane menduan se edhe ardhja e tij në këtë fshat do të ishte shumë e shpejtë.

Shqiptari do të përballet me akuzën e trafikut të qenieve njerëzore, trafik të emigrantëve nga Azia dhe Afrika në Belgjikë dhe më pas drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Nga hetimet rezulton se shqiptari i arrestuar ishte një nga personat kyç në organizimin e trafikimit të qënieve njerëzore.

Shqiptari do të ekstradohet në Belgjikë dhe nëse ai shpallet fajtor rrezikon deri në 20 vite burg.

/Ora News.tv/

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303