fbpx

Trafikim dhe plaçkitje/ Habit deputeti shqiptar: Jetët tona në rrezik nga sirianët

Deputeti opozitar Halit Valteri thotë se qytetarët shqiptarë përballen tashmë me një rrezik të panjohur më parë, nga emigrantët sirianë që ndodhen në vendin tonë.

Valteri tha gjatë seancës së sotme plenare se emigrantët sirianë janë kthyer në kërcënim për shqiptarët duke u bërë pjesë e grabitjeve, trafikimit madje janë bashkuar, sipas tij, edhe me bandat shqiptare.

“Ka mjaft qytetarë që po adresohen te ne, emigrantët e vendeve të lindjes janë bërë problem rrugëve të qyteteve, bëhen pjesë e grabitjeve, por edhe objekt trafikimi nga grupe të ndryshme, edhe pjesë e bandave në vendin tonë. Ministria e Brendshme të bëjë dicka për këta njerëz, ose ti mbledhë në një kamp, ose t’u mundësojë ushqim dhe veshmbathje, por nuk duhet ta lëmë në heshtje sikur po rri kjo çështje. Shtëpitë tona po rrezikohen nga këto grupe dhe jetët tona nuk janë të qetë sikur ishin para se të vinin në vendin tonë”, tha Valteri.