Trafikim seksual të të miturve, arrestohet miliarderi

miliarderi.jpg

Jeffrey Epstein, miliarderi amerikan është akuzuar për trafikim seksual të të miturve, shkruan CNN.

Epstein është  arrestuar të shtunën dhe pritet të paraqitet në Gjykatën Federale në Nju Jork këtë të hënë.

Gjithashtu kujtojmë se Epstein është akuzuar edhe në vitet 2002 dhe 2005 po për trafikim seksual, por këto aktakuza kanë mbetur të mbyllur.

Në nëntor, “Miami Herald” ka raportuar se kur Sekretari i Punës Alexander Acosta ishte një avokat amerikan në Florida, ai i dha Epstein “marrëveshjen e jetës”. Në një shqyrtim gjithëpërfshirës të rastit të miliarderit të lidhur politikisht, Herald shpjegoi se si Acosta kishte bërë një marrëveshje me Epstein për të shmangur pasoja të mëdha për menaxherin e fondit të mbrojtjes, edhe pse sipas një hetimi  ishin  identifikuar 36 viktima të mitur.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303