Trafikonin drogë, arrestohen 4 persona në Durrës

droge-1.jpg

Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona, të cilët trafikonin drogë brenda qytetit.

U ekzekutua gjithashtu, urdhri i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për ndalimin e personit të katërt

Sipas njoftimit të policisë, operacioni i quajtur ‘Vollga’, është finalizuar pas disa muajsh hetim.

Policia ka arritur të konfiskojë 5 kg heroinë, 3 automjete, telefona celularë dhe disa para të thata.

Ndërkohë, policia njofton se puna vijon për dokumentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”./real-news.tv

scroll to top