fbpx

Trafikonin kokainë nga Amerika Latine në Europë, arrestohen 7 shqiptarë

dY5T31K7.jpg

Një operacion i madh policor ka vendosur në pranga 18 persona gjatë kontrolleve në 11 shtëpi, të martën dhe të mërkurën në Belgjikë.

Sipas mediave vendase bëhet me dije se prej tyre 7 janë shqiptarë, një letonez dhe një gjerman, të gjithë midis 24 dhe 35 vjeç.

Prokurori publik Kristof Aerts u shpreh se personat e arrestuar dyshohen të kenë pasur një rol të rëndësishëm dhe janë ndihmuar nga persona të tjerë për trafikimin e drogës.

Sipas prokurorit të çështjes të arrestuarit besohet se kishin reputacion të lartë në bandat ndërkombëtare të drogës.

“Krerët e kësaj organizate përdorën plotësisht kufijtë kombëtarë të vendeve të ndryshme evropiane si një kundër-strategji për t’u përpjekur të qëndrojnë larg radarit të policisë dhe gjyqësorit. Gjatë hetimit, forcat e policisë belge ishin në kontakt të ngushtë me forcat e policisë gjermane, holandeze, shqiptare dhe italiane” – tha prokurori Aerts.

Hetimi ka treguar se kjo organizatë ishte në gjendje të transportonte kokainë nga vende të ndryshme të Amerikës së Jugut. Ndërkaq, që droga mbërrinte në Europë në porte të ndryshme.

Gjatë hetimit u sekuestrua sasi kokaine në tre porte evropiane. Përkatësisht, 57 kilogramë u kapën në Antwerp, 50 kilogramë në Vlissingen (Holandë) dhe 80 kilogramë të tjerë në Civitavecchia në veri të Romës në Itali. Vetëm kjo sasi e kapur ka një vlerë në treg prej më shumë se 9 milion euro. Banda përdorte kryesisht kontejnerë me fruta për të fshehur e transportuar lëndën narkotike.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303