Tragjedi e rëndë/ 25-vjeçari godet deri në vdekje me shkop babanë e tij, dalin detajet tronditëse

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs.jpg

Një tragjedi e rëndë ka tronditur sot Roskovecin ku djali 25-vjeçar, Erdis Rapi ka goditur për vdekje me shkop babanë e tij, 52-vjeçarin Dhori Rapi.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 11:50, në fshatin Luar, Roskovec, në banesën e tij, shtetasi E. R., 25 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta(shkop), babain e tij, shtetasin Dh. R., 52 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë.

Po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303