fbpx

Tragjedi e rëndë/ U tha se ra nga ballkoni, zbulohet arsyeja e vdekjes së fëmijës 4-vjeç

tragjike.jpg

Një ngjarje tragjike ishte ajo që ndodhi në Napoli ku një 4-vjeçar ndërroi jetë pasi mendohej se ra nga ballkoni. Por policia italiane ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Policia arrestoi një 38-vjeçar, Mariano Cannio, i konsideruar si i dyshuar serioz në vrasjen 4-vjeçarit Samuele. I vogli ndërroi jetë pasi ra nga ballkoni, në 20 metra lartësi.

Cannio ishte përgjegjës për pastrimin e shtëpisë dhe kishte përfituar nga një moment shpërqendrimi nga nëna e foshnjës për ta kapur dhe hedhur poshtë. Mediat italiane raportojnë se 38 vjeçari vuante nga probleme mendore.

Fëmija ishte në shtëpi me nënën e tij, e cila, në kohën e tragjedisë, ishte me sa duket në një dhomë tjetër. Kjo është edhe arsyeja pse në fillim u mendua se ishte aksident.

Samuele jetonte me babanë dhe nënën e tij e cila ishte shtatzënë në muajin e tetë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303