Tragjedi e rëndë/ Vdesin në lule të rinisë 2 djemtë, si ‘iu doli makina nga duart’?

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-4.jpg

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se 2 të rinj kanë humbur jetën nga aksidenti tragjik. Bëhet me dije se kanë ndërruar jetë Erik Vuka 25 vjeç dhe Dante Cappai 23 vjeç.

Makina ku ndodheshin dy të rinjtë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të varrezave.

Si pasojë e aksidentit të fortë ka humbur jetën në vend 23-vjeçari, ndërsa shqiptari është nxjerrë nga makina me ndihmën e zjarrfikësve dhe më pas është dërguar për në spital, ku ka ndërruar dhe jetë për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë.

Vdekja e dy të rinjve ka tronditur familjarët, miqtë dhe mbarë komunitetin ku ata jetonin. Për ngjarjen e rëndë autoritetet italiane kanë nisur hetimet.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303