Tragjedi e vërtetë në Greqi, humb jetën foshnja 9-muajshe shqiptare

newborn-baby-feet-56aa5a935c170936.jpg

Një tragjedi e vërtetë i ka ndodhur një familjeje shqiptare që jeton në Greqi. Foshnja e tyre 9 muajshe shqiptare ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në Kretë dhe ka tronditur jo vetëm emigrantët shqiptarë por edhe opinionin publik atje. Foshnja djalë e një çifti shqiptarësh ndodhej nën kujdesin e gjyshes, ka humbur jetën, gjatë kohës që prindërit kishin shkuar të mbledhin ullinj.

Ka mbërritur në gjendje kome në spital dhe sipas mjekëve është mbytur nga send apo ushqim i papërtypur që i ngeci në grykë. /Real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303