fbpx

Tragjedi e vërtetë në Korçë, mbytet një fëmijë

Nga Korça raportohet një ngjarje shumë e rëndë. Raportohet se një fëmijë është mbytur në parkun japonez.

Ngjarja ka vetëm pak minuta që ka ndodhur në një liqen të vogël pranë parkut të qytetit.

Fëmija, rreth 6 vjeç, ka qenë i shoqëruar me një tjetër fëmijë më të rritur.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes.