fbpx

Tragjedi në familjen e Deputetes, mes lotësh ajo bën rrëfimin drithërues

lajm.png

Një lajm i hidhur ka trokitur në familjen e deputetes së opozitës së re, Elda Hoti. Ajo nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë lajmin e zi se ka humbur personin e saj më të shtrenjtë, nënën.

Elda Hoti i ka dedikuar nënës së saj disa fjalë prekëse dhe i shpreh mirënjohjen e madhe për dashurinë e pakushtëzuar që i ka dhuruar gjithmonë.

“Do të kujtoj gjithmonë, si bekimin me të madh në jetën time. Dashuria që më dhurove, duart e tua që më rritën dhe përkëdhelën, më bënë kjo që jam sot. Paskëm qenë me fat, që u rrita nga një nënë fisnike si ti. Paskëm qenë me fat, që isha e preferuara jote dhe e babës. Paskëm qenë me fat që Zoti më dhuroj një nënë si ti, që ma mbushi shpirtin plot dashuri dhe mirësi. Prehu në paqe e bukura ime, e mira ime, e shtrenjta ime. Do më mungosh gjithë jetën nana ime!”, -shkruan Hoti.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303