fbpx

Tragjedi në familjen Lala/ 2 të vdekur dhe 6 brenda rrënojave, babai jep informacionin e frikshëm

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-2-1.jpg

Kryefamiljari i familjes Lala prej nëntë anëtarësh në zonën e Kënetës në Durrës ka dëshmuar se për 6 pjestarë të familjes së tij nuk dihet asgjë më tepër përveç faktit se ndodhen nën rrënoja.

Ai ka rrëfyer se 6 pjestarët e familjes së tij kanë mbetur nën rrënojat e banesës që është shembur e gjitha ndfërsa gjatë ditës së sotme dy të tjerë kanë dalë të pajetë nga ekipet e kërkim-shpëtimit. I moshuari thotë se nga familja e tij vetëm ai ka mbetur i gjallë .

Lala thotë se në momentin kur ka rënë tërmeti ka pasur në afërsi motrën e tij, por që kanë rezultuar të pasukseshme përpjekjet për të dalë nga rrënojat.

Gazetari i Fax News Sokol Dema raporton nga Durrësi se asnjë prej banorëve nuk qëndron në brendësi të banesave, kanë dalë jashtë në të ftohtë nga paniku për shkak edhe të lëkundjeve të herëpashershme të orëve të fundit në zonën e Kënetës në Durrës. Ata kanë marrë batanije dhe kanë ndezur zjarre duke zgjedhur ta kalojnë natën jashtë në qiell të hapur.

Në orët në vijim ka dyshime se mund të ketë rritje të bilancit të viktimave, ndërsa shpresat e ekipeve të shpëtimit janë që të ketë edhe nxjerrje të personave të gjallë.

Deri më tani në ranga vendi ka shkuar në 22 numri i personave që kanë humbur jetën nga tragjedia natyrore e mëngjesit të sotëm, ndërsa mbi 600 të tjerë janë parqitur për ndihmë mjekësore./Fax News

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303