fbpx

Tragjedi në Has, një 10 vjeçar vdes në fushën e futbollit

Një ngjarje vërtet tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Has.  Një fëmijë i mitur ka ndërruar jetë këtë të enjte për shkak të një aksidenti të rëndë.

10 vjeçari po luante pranë shkollës së tij. Porta e fushës së futbollit është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë të miturin. 10  vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Aktualisht, policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit të rëndë.