Tragjedi në Itali, humbasin jetën pjesëtarë të dy familjeve

Dy familje janë zhdukur në Itali pasi një lumë ka përmbytur shtëpinë e tyre në Sicili.

Nëntë persona humbën jetën në incidentin në Casteldaccia – duke përfshirë fëmijët e moshës një, tre dhe 15 vjeç deri tek gjyshërit e tyre.

Vetëm tre persona që ishin jashtë shtëpisë në atë kohë i mbijetuan tragjedisë.

Tragjedia në Casteldaccia ndodhi gjatë natës së të shtunës. Dymbëdhjetë anëtarë të dy familjeve po kalonin mbrëmjen së bashku kur uji i lumit përmbyti shtëpinë.

Përveç tre fëmijëve, të vdekurit përfshijnë nënën e dy prej tyre, vëllait, motrës dhe prindërve të tyre – si edhe nëna e një prej baballarëve të mbijetuar.

Ditët me shi dhe erë të fortë kanë vrarë të paktën 17 persona të tjerë në Itali, kryesisht në veri dhe në perëndim.

Tre persona të tjerë humbën jetën kur makinat e tyre u përmbytën nga uji në Sicili.

Disa nga dëmtimet më të mëdha janë në rrugët rreth Bellunos në rajonin verior Veneto. Rajonet e vogla, nga Veneto në Sicili dhe Sardenjë në jug,  mbeten nën vigjilje.

Kryeministri italian Giuseppe Conte do të udhëtojë sot drejt Sicilisë për të takuar banorët e zonave të përmbytura , ndërsa ministri i brendshëm Matteo Salvini do të vizitoj provincën e Bellunos në Venecia e shkatërruar nga moti i keq i orëve të fundit.

Situata mbetet mjaft kritike dhe në rajonet e Venetos, Trnetinos e Friuli-Venezia Giulia.

Lër një koment