fbpx

Tragjedi në minierë, vdes inxhinieri dhe minatori, detajet e rënda

Një tragjedi ka ndodhur sot në Minierën e Artanës. Dy persona kanë humbur jetën dhe bëhet me dije se ata janë Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifaj.

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Srategjike e Kosovës i ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve dhe shoqërisë së të ndjerëve. Sipas MEPTINS, autoritetet e Republikës së Kosovës po angazhohen maksimalisht për t’u ardhur në ndihmë të gjithë minatorëve dhe familjarëve të prekur.

“Shprehim keqardhje të thellë për fatkeqësinë e ndodhur sot, me 2 qershor, në minierën e Artanës ku kanë humbur jetën Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj. Idriz Gerbeshi ka qenë xehëtar me banim në Hajvali, ndërsa Haki Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc, Komuna Lipjan. Ngjarja ka ndodhur me shembjen e pa pritur të masës shkëmbore në minierën Artana”, thuhet në njoftim.