Tragjedi në Shkup, vdesin baba e bir njëri pas tjetrit

Një tragjedi ka ndodhur ditën e djeshme, ku baba e bir kanë humbur jetën njëri pas tjetrin. Mbrëmë, u nda nga jeta hendbollisti i njohur në Shkup, Arsim Idrizi. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje, ku dje u nda nga jeta në moshën 35-vjeçare.

Babai i Arsimit është tronditur nga vdekja e parakohshme e të birit, ku menjëherë ka pësuar një atak kardiak. Ai ka ndërruar jetë 1 orë pas vdekjes së të birit, duke shënuar një fatkeqësi familjare.

Varrimi i të ndjerëve do të bëhet ditën e sotme./real-news.tv