fbpx

Tragjedi në shtëpinë e aktorit të njohur, djali vret mamanë

aktor.jpg

Gruaja e aktorit të njohur amerikan Ron Ely, i famshëm për rolin e tij si Tarzani eshte vrarë nga djali i tyre, teksa kanë qenë në banesë.

Ngjarja ndodhi në shtëpinë e tyre në Kaliforni dhe gruaja 62-vjeçare Valerie Lundeen Ely u qëllua për vdekje me thikë nga djali i tyre 30-vjeçar.

Mediat e huaja shkruajnë se ka qenë një telefonatë në numrin e urgjencave që çoi ekipin e ndërhyrjes së shpejtë në banesë, por gruaja u gjet e pajetë. Sipas policisë, zëri që kishte kerkuar ndihmë ishte i djalit të Elyt, Cameron, 30 vjeçar si të dyshuar.

Ai ishte agresiv në kohën që policia shkoi ta ndalonte dhe policët hapen zjarr ndaj tij duke e vrarë. Në këtë mënyrë tragjedia në familjen e aktorit merr përmasa edhe më të mëdha, pasi tashmë viktimat janë dy.

aktor 1 aktor 2 aktor 3 aktor 4 aktor 5
<
>
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303