fbpx

Tragjedi për familjen shqiptare në Turqi, humb jetën një tjetër anëtar nga tërmeti

uuuuu.jpg

Pas 62-vjeçares me origjinë shqiptare, Nazmiye Doğrayan, një tjetër anëtar ka humbur jetën si pasojë e tërmetit në Izmir. Mirëpo, ende nuk dihet se kush është personi i dytë që humbi jetën.

Ka qenë Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara, që ka bërë me dije njoftimin.

“Nga komunikimet e vazhdueshme, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është informuar se dy persona me origjinë nga Kosova nga familja Doğrayan në Izmir kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit. Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të RKS. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes Doğrayan dhe të gjithë familjeve dhe të afërmve tjerë të prekur nga kjo tragjedi, dhe iu urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve” shkruan ambasada e Kosovës në Ankara.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303