fbpx

Tragjedia e familjes Josifi, prokuroria bën lëvizjen e radhës

Të tjera zhvillime të forta në lidhje me ngjarjen e rëndë në Kombinat të Tiranës, ku u gjetën të pajeta nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi dhe e mbijetuara Blerta Josifi.

Mësohet se  Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar telefonat e tyre për të kryer ekspertimin.

Hetuesit kërkojnë të gjejnë se cilat kanë qenë komunikimet e fundit që kanë pasur anëtarët e familjes Josifi, për të çuar më pas në zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Po kështu, në ditët në vijim pritet që të zbardhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore, që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së Anisa dhe Zhaneta Josifit dhe kohën se kur ka ndodhur.