fbpx

Tragjedia me 3 viktima në Fushë-Arrëz, flet fqinji: Vajza kishte ardhur me pushime

550ef9c5-7040-443f-896c-460585dee547.jpg

Pasditen e sotme Fushë-Arrëzi u trondit pasi 3 anëtare të një familjeje humbën jetën pas kontaktit me energjinë elektrike.

Viktima mbetën nëna 43 vjeç dhe dy vajzat 19 dhe 16 vjeç.

Fqinji i familjes Kola, Gjon Zeka ka folur pas ngjarjes së rëndë.

“I pashë të tria pa ndjenja dhe njërën prej tyre e kapa me dorë dhe ishte shumë e ftohtë akull dhe aty besova se kanë ndërruar jetë. Ka qenë një nga familjet më të respektuara. Njëra vajzë ishte me shkollë të lartë erdhi në banesë si ditë pushimi. E ëma sa ka ardhur nga puna, kur ka gjetur vajzën të vdekur në tualet, duket se ka tentuar ta kapë dhe ka vdekur edhe ajo. Shumë e rëndë”, ka thënë ai.

Njëra prej vajzave ishte në dush në momentin e tragjedisë. Motra shkoi për ta ndihmuar dhe sapo kapi dorezën e banjës ka rënë në kontakt me energjinë duke humbur jetën. Gjithashtu më pas edhe nëna ka shkuar më pas për t’i ardhur në ndihmë vajzave të saj por fatkeqësisht edhe nëna ka humbur jetën.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303