Dy vëllezër nga Kosova kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Ata kanë humbur jetët njëri pas tjetrit, brenda tri ditësh.
Lajmin e hidhur e ka dhënë deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi.
Adnan Bucaliu ka vdekur vetëm tri ditë, pasi i vdiq edhe vëllai Agroni. Deputeti i PDK-së, i cili kishte lidhje miqësie me Adnanin, e ka përshkruar atë si shok e njeri me zemër të madhe. Ndërkohë, familjarët në rrjetet sociale kanë shkruar se dy vëllezërit kanë vdekur nga Covid-19.
Njoftimi:
Lajm i rëndë
Mbrëmë mora lajmin e kobshëm, se vdiq Adnan Bucaliu, tri ditë pasi i vdiq edhe vëllai, Agroni.
Adnani ishte shok e njeri i mirë, me zemër të madhe e të bardhë.
Gjithmonë ishte i veçantë, jo vetëm për familjen, por edhe për mua e shoqërinë tonë, përgjithësisht.
Me zemër të thyer u shpreh ngushëllime familjes Buacliu dhe gjithë shoqërisë sonë të përbashkët.
Adnani e Agroni paçin qetësi në botën e përtejshme e të përjetshme, familjes ngushëllime nga thellësi e shpirtit.