Tragjedia në Bulqizë/ I jepet lamtumira e fundit nënës me dy fëmijët

Me lule në duar, shokët e klasës, të afërm e kushërinj të tyre, kryesuan kortezhin për të përcjellë në banesën e fundit, Fatjonin, Rudinën, dhe nënën e tyre, Rajmondën.

Nga banesa deri tek varrezat, një rrugë e gjatë, të afërm, miq, e njerëz nga fshatrat përreth të tronditur nga kjo tragjedi, ecën në këmbë, duke i mbajtur në krah arkivolët.

Një traditë kjo e zonës, ku arkivolët nuk i transportojnë me makinë.