fbpx

Tragjedia në Kombinat/ Zjarrëfikësi kujton detajet e tmerrit: Ky moment s’më shqitet nga mendja

bler-1.png

Zjarrfikësi Luan Shehaj ka rrëfyer sot detaje tmerri nga ngjarja që tronditi Kombinatin. Zjarrëfikësi kujton një moment që nuk i hiqet nga mendja, momenti kur Blerta, e vetmja e mbijetuar, i pa brenda shtëpisë dhe vendosi duar lart në fytyre, sikur diçka donte të fshihte apo të thoshte.

“Në atë moment kur vajta brenda, kur pamë që e ëma që ishte në kanape menduam se ishte gjallë, i thërrita, por nuk ktheu përgjigje.  Blerta i çoi duart para fytyrës, mu duk sikur diçka dinte të fshihte, të thoshte. Fatmirësisht kisha dhe personelin mjekësor, se ishte katandisur nga mosngrënia, ishte një peshë e lehtë që një njeri I zakonshëm mund ta dërgonte.  A kishte aromë? Ne e dimë që ersoni që na ka vdekur në shtëpi, më shumë se 24 orë nuk mbahet. Aroma natyrisht që vinte nga dhoma, ishte tejet e mbytur, shumë e keqe. Ishte një kovë, në shtëpi ndoshta 3-4 letra të vendosura, por kjo i përket kriminalistikës. Kështu veprojmë ne. Gjeta njeriun që më jep shenja jete, e marr e evakuoj për t’i dhënë ndihmën e parë. Ajo tjetra ishte te dhoma tjetër, e mbështjellë”, rrëfen Shehaj.

Nëse do të shin lajmëruar më herët, shanset për të shpëtuar edhe Zhaneta do të kishin qenë të mëdha. Sipas Shehaj, e gjitha është në kulturën e gabuar të qytetarëve, të cilët po nuk panë zjarr nuk lajmëron zjarrfikësit, edhe pse funksioni i tyre shkon përtej flakëve.

 “Ne zakonisht përherë nga salla operative që merr informacionin për çdo lloj ngjarje, dhe në rastin konkret u dha një informacion, I konfirmuar nga Polica, na dha me saktësi ku ndodhej rruga, pallati dhe kati. U ulën djemtë me aparatet e tyre të frymëmarrjes, që punojnë në kushte të vështirë si psh me tym. Zbresim me litar dhe shkallë dhe hapet dera e jashtme, kjo është procedura që ne ndjekim. Kur ka të tilla incidente. I japim ndihmë personat që japin shenja jete dhe Blerta na dha shenja jete. Sa herë që nisemi në një incident, zjarr apo aksident rrugor, bllokim dyersh apo aksidente në rrugë, 3 shërbime janë kryesore dhe ne kemi bashkërendim të mirë me ambulancën, policinë dhe këta të fundit ata e kanë marrë në fillim, se populli është mësuar se kur nuk ka zjarr nuk na merr. Hymë Brenda në shtëpi dhe kur pamë që ajo kishte shenja jete, bëmë evakuimin e vajzës.  Ne realisht të tilla pamje që nuk janë të kënaqshme, kemi parë edhe prindër të vetmuar, kemi gjetur, por nuk më kishte shkuar kurrë me mend që një familje e tërë të katandisej deri sat ë vetëflijohej, ka lënë mbresa të pashlyeshme që asnjëherë nuk harrohen. Ne bëmë të mundur nëpërmjet aksioneve, nëse ne do lajmëroheshim më para mund të shpëtohej edhe nga e ëma. Njerëzit duke qenë se janë më afër, mund të kishin dhënë një sinjal, ose të na thonin “kanë dalë, s’kanë dalë”, “këtu ka ardhur policisë”, se ne shkojmë në momentin e fundit”, tha Shehaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303