fbpx

Tragjedia në Tetovë/ Përfundon autopsia dhe identifikimi i 14 viktimave, ja ç’do ndodhë gjatë pasdites

zja-1.jpg

Ka përfunduar autopsia e trupave tëdjegur në zjarrin që ra në Spitalin COVID në Tetovë.

“Me ndihmën e DNK analizës janë identifikuar trupat e 14 viktimave të cilët humbën jetën në zjarrin që shpërtheu në spitalin modular të Tetovës. Është kryer obduksion edhe ndaj një pacienteje më të re, trupi i së cilës është sjell në Institutin e Mjekësisë Ligjore”- ka deklaruar Aleksandër Stankov, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Mes viktimave nga zjarri në Spitalin Modular të Tetovës janë tetë janë gra dhe gjashtë burra, të moshës nga 29 deri në 78 vjeç. Prej tyre 12 ishin të hospitalizuar si pacientë në qendrën Covid. Nga viktimat, dy persona, bashkëshortja e një pacienti dhe vajza e një pacienteje janë persona nga jashtë të cilët nuk ishin të shtruar në spital.

Me urdhër të Prokurorisë është kryer autopsi edhe ndaj pacientes, e cila ka ndërruar jetë nga Covid-19 pak para zjarrit, ndërsa personeli mjekësor ka qenë duke luftuar për ti shpëtuar jetën. Trupi i pajetë i pacientes është nxjerr nga spitali në momentin e shpërthimit të zjarrit.

Identifikimi i trupave është kryer me ndihmën e familjarëve të viktimave, MPB-së dhe Njësitit për hetime.

Gjatë ditës trupat e pajetë pritet tu dorëzohen familjeve. Ka filluar tërheqja e trupave të viktimave nga Instituti i Mjeko-ligjor. Sot do t’u dorëzohen disa nga trupat e viktimave familjarëve, të cilët po ashtu sot do të varrosen.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303