21.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Tragjedia në Velipojë/ Zbardhet dosja, detajet e plota, si nisi sherri, kush hapi zjarr? Viktimat u gjetën në….

Të tjera detaje dalin në dritë nga tragjedia e rëndë me 4 të vdekur dhe 2 të plagosur në Velipojë. ABC ness ka zbardhur dosjen e plotë të tragjedisë që nisi për shfrytëzimin e një pjesë rëre në plazh. Nga përplasja me armë mbetën të vdekur Kujtim Ferracaku 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe jetimi fatkeq Musaen Zeneli 20 vjeç, që e kapi një plumb në zemër dhe i mori jetën në vend. Po ashtu u plagosën edhe Hasan Ferracaku, vëllai i biznesmenit që u vra dhe nipi i tij Elmedin Tyli.

Sipas dosjes fillimisht Hasan Ferracaku mbrëmjen ka shkuar tek lokali Gocajve dhe është ulur në një tavolinë me njërin prej  vëllezërve Gocaj për tu sqaruar për pjesën e rërës ku ishin vendosur shezlongët.

Pas një debati, biseda ka agravuar dhe sipas dëshmisë së Hasan Ferracakut është shfaqur vëllai tjetër i Gocajve dhe ka hapur zjarr ndaj vëllait të Hasan Ferracakut, Kujtimit i cili ishte aty pranë. Ndërkohë sipas Hasan Ferracakut, vëllai i tij i është kundërpërgjigjur me pistoletë, madje ka shkuar dhe i ka kapur kallashin.

Plumbat kanë kapur pothuajse të gjithë të pranishmit në këtë sherr madje edhe të pafajshmin, Musaen Zeneli i cili kishte ditën e parë të punës tek hoteli i vëllezërve Gocaj.

Sipas policisë viktimat janë gjetur të gjithë pranë njëri tjetrit.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat