fbpx

Tragjedia/ Përplasi për vdekje 14-vjeçarin në Tiranë, policia vë në pranga shoferin

Një ngjarje vërtet tragjike ndodhi ditën e djeshme në Tiranë teksa një automjet përplasi për vdekje një djalë 14-vjeçari.

Mësohet se sot ka rënë në pranga drejtuesi i automjetit. Kujtojmë se ditën  e djeshme në zonën e Farkës, makina me drejtues shtetasin I.Z., 26-vjeç ka përplasur 14-vjeçarin me inicialet A.L, i cili po udhëtonte me biçikletë në rrugën ‘Pjetër Budi’.

Si pasojë e plagëve të rënda 14-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.