Tragjedia ‘Salome’ në Bylis me Yllka Mujon

Pas suksesit në skenat e Tiranës dhe Elbasanit, tragjedia “Salome” do të jetë në teatrin “Bylis” në Fier në datat 3 dhe 4 tetor për publikun. Dy mbrëmje teatrore, që nuk duhen humbur për këtë shfaqje, që sjell në skenë aktorë të njohur të teatrit. Një nga kryeveprat e Oscar Wilde vjen me regji nga Carlo Sciaccaluga nën interpretimin e aktorëve Ermira Hysaj, Alert Çeloaliaj, Ervin Bejleri, Yllka Mujo, Alesia Xhemalaj, Emiljano Bufazi, Ermir Hoxhaj, Ilia Kaçi, Ismail Shino, Kleivert Ibrahimllari, Marsel Greva, Urim Aliaj.

Në këtë shfaqje teatrore aktorja e njohur Yllka Mujo vjen në rolin e mbretëreshës Herodia, ndërsa Salome interpretohet nga aktorja Ermira Hysaj. Jokanaan vjen i interpretuar nga aktori Ervin Bejleri dhe roli i Herodit interpretohet nga Alert Çeloaliaj.

Kjo vepër në skenat teatrore që është prezantuar deri tani ka ngjallur interesin e publikut, që ka duartrokitur dhe lojën e aktorëve. Ditët e para të muajit tetor shfaqja do të jetë në skenën e teatrit të Fierit, për të përcjellë të tjera emocione për publikun.