fbpx

Tragjedia/ Vrau vajzën dhe dhëndrin, por ç’tha në gjyq babai vrasës?

Në mëngjesin e 31 dhjetorit një ngjarje tragjike ndodhi në Australi, ku Osman Shaptafaj vrau vajzën së bashku me bashkëshortin e saj.

Në një lidhje “live” me Skype nga burgu, Osman Shaptafaj i kërkoi Gjykatës së Magjistraturës në Melburn për të mos e dënuar, por gjykatësja tha se kishte parë provat dhe se do ta kthente çështjen në gjykim.

Osman Shaptafaj akuzohet se vrau vajzën e tij dhe dhëndrin, por në seancën dëgjimore ka deklaruar se kërkon të mos shpallet fajtor, për shkak se në kohën kur vrau të rinjtë vuante nga probleme të shëndetit mendor.