Tragjike/11-vjeçarja ndërron jetë pasi lau dhëmbët

image-8.jpg

Një vajzë 11-vjeçare vdiq pasi lau dhëmbët. Ngjarja ka ndodhur në West Covina, të Kalifornisë, ndërsa mamaja e vajzës thotë se e bija vdiq nga pasta e dhëmbëve.

Në fakt, vogëlushja ka pasur alergji fatale, e cila u provokuan nga kolinozi, me bazë qumështi, element ushqimor ky ndaj të cilit vajza ishte shumë alergjike.

Nëna e vogëlushes Denise Saldate, Monique Altamirano, ka treguar se e bija po lante dhëmbët në tualet në shtëpi bashkë me motrën 15 vjeçare, kur kjo e fundit doli nga banjo duke qarë dhe duke thënë se Denisë nuk arrinte më dot të merrte frymë.

Nëna tregon se kur hyri në tualet, pa vogëlushen me buzë blu. Në këtë situatë, ajo telefonoi menjëherë urgjencën teksa përpiqej t’i jepte frymë gojë më gojë, por fatkeqësisht Denisë humbi jetën.

Prindërit e vogëlushes nuk e kishin lexuar me vëmendje etiketën e kolinosit në të cilën shkruhej se kishte një proteinë me prejardhje qumështi./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303