Tragjike/ 17-vjeçarja vdes nga karikuesi i celularit

20572540-0-image-a-45_1572860542745.jpg

Një 17-vjeçare ka humbur jetën pasi karikoi telefonin e saj me një karikues të cilit i kishin dalë fijet. Fijet patën kontakt me pjesën metalike të krevatit të së resë dhe kështu atë e ka zënë korrenti.

Nong Ying, futi karikuesin e dëmtuar në prizë, pasi e kishte izoluar me ngjitës dhe kjo i kushtoi asaj jetën. E reja u gjet e pajetë nga e ëma. E dëshpëruar ajo u mundua ta zgjonte dhe përjetoi një kalim elektriciteti në trup kur e preku.

Ajo e kuptoi se ç’kishte ndodhur dhe u mundua të priste fishën e karikuesit, por fatkeqësisht ishte shumë vonë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303