Tragjike/21 vjeçarja shkon si turiste për të bërë foto, bie nga shkëmbi dhe gjen vdekjen

Një modele 21 vjeçare mësohet se ka vdekur gjatë kohës që përpiqej të bënte foto pranë një shkëmbi në Sidney, Australi.

Madalyn Davis, e njohur dhe  si fashion blogger, gjeti vdekjen këtë të dielë.

Ajo ndodhej në Australi bashkë me disa miq dhe po prisnin perëndimin e diellit pranë një vendi shkëmbor në Diamond Bay, por u anua shumë mbi shkëmb nga dëshira për të bërë një fotografi selfie për postim, duke rënë nga një lartësi prej 30 metrash, çka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Një ngjarje e ngjashme ndodhi në të njëjtin vend pak muaj më parë, ku lajmërimet e turistëve për të mos u afruar, nuk shërbyen për asgjë.