fbpx

Tragjike/ Aksident i rëndë, humb jetën 28-vjeçari, detajet

aksident-4.jpg

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën një 28-vjeçar shqiptar.

Sipas asaj që bëjnë të ditura mediat lokale, shqiptari u përplas nga një makinë tip Volkswagen Tiguan, teksa po kalonte rrugën në këmbë.

Përplasja rezultoi fatale për jetën e shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Shoferi i makinës ka deklaruar përpara policëve se nuk e kishte parë shqiptarin të kalonte.

“Nuk e pashë, kaloi papritmas”, është shprehur ai.

Autoritetet dyshojnë se shkak i ngjarjes mund të jetë bërë pagjumësia e shoferit, por edhe shpejtësia e lartë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303