Tragjike/ Aksidentohet autobusi, dhjetëra të vdekur

lajm-i-fundit-3-3-20-4-14-1.jpg

Një aksident tejet i rëndë u ka marrë jetën 35 personave ndërsa ka plagosur 71 të tjerë. Tragjedia ka ndodhur në Zimbabve, ku një autobus që po transportonte anëtarët e një Kishe të Krishterë Lokale të Sionit, që po udhëtonin për pashkët  në qytetin juglindor të Chipinge, doli nga rruga.

 “Mund të konfirmoj një aksident që ka ndodhur mbrëmë. Deri më tani, numri i të vdekurve është 35 dhe numri i të plagosurve është 71″, tha zëdhënësi i policisë, ndihmës komisioneri Paul Nyathi, raporton aljazeera.

“Indikacionet sugjerojnë se autobusi ishte i mbingarkuar”, tha ai. Autobusët në Zimbabve zakonisht kanë një kapacitet mesatar prej 60 deri në 75 pasagjerë.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303