fbpx

Tragjike/ Po saldonte, shkëputet betoni dhe i bie në kokë, vdes 60-vjeçari, Policia arreston urgjent një person

nderr.jpg

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur pak më parë. Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë në ambientin e punës. Fill pas ngjarjes tragjike, është arrestuar në flagrancë Shefi i Sektorit në Ndërmarrjen e Prodhimit e Nxjerrjes së Naftës, në Kuçovë, për shkelje të rregullave në punë, nga pakujdesia.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.T., 48 vjeç banues në Kuçovë, me detyrë Shefi i Sektorit në Ndërmarrjen e Prodhimit e Nxjerrjes së Naftës në Kuçovë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Shkelje e Rregullave në punë nga Pakujdesia”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303