fbpx

Tragjike/ Aktorja e famshme sulmohet në mes të rrugës, ndërron jetë në spital

aktore.png

Ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike aktorja e famshme Barbara Maier Gustern. Aktorja pësoi dëmtime të rënda të trurit pasi u rrëzua në tokë nga një i panjohur në qytetin e Nju Jorkut, ndërsa ndërroi jetë në spital.

Barbara, 87 vjeç, mbeti në gjendje kritike kur u shty nga pas pa provokim teksa po ecte pranë banesës së saj në lagjen Chelsea mbrëmjen e së enjtes së kaluar, duke bërë që koka e saj të godiste trotuarin.

Këngëtarja e trajnuar në mënyrë klasike kishte mësuar yje të shumtë të muzikës, operës dhe muzikës popullore, duke përfshirë këngëtaren e Blondie, Debie Harry, drag artistin dhe dramaturgun Taylor Mac, vokalisten feminist të punk-ut Kathleen Hanna dhe anëtërët e kastit në ringjalljen e muzikalit të Broadëay-it në Oklahoma 2019.

Të martën, nipi i saj AJ tha përmes faqes së saj në Facebook se ajo kishte vdekur në orën 11:15 me kohën lokale.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303