Një ngjarje tragjike ka tronditur Turqinë ku babai ka vrarë me breshëri plumbash vajzën e tij 28-vjeçare, pasi kjo e fundit refuzonte t’i tregonte se ku ndodhej nëna e saj. Sipas mediave, bëhet me dije se Mustafa Ali Yilmaz, 69 vjeç, përplasi me makinë, automjetin e vajzës Gulnur Yilmaz, 28 vjeçe, dhe më pas në mënyrë të dhunshme e ka nxjerrë atë duke i shkarkuar gjithë karikatorin mbi trupin e saj.
Babai monstër u largua nga vendngjarja në këmbë, por shpejt u kap nga policia. Ai tani do të përballet me akuzën për vrasje ku dhe pritet të merret masa burgim të përjetshëm.
Mediat turke bëjnë me dije se se e ëma e viktimës, Gulden Yilmas ishte shkurorëzuar nga Yilmas në janar të vitit të kaluar.