Tragjike/ Babai vret veten në ditën e dasmës së vajzës

pensilvani.jpg

Një burrë nga Pensilvania, vrau veten ditën e dasmës së vajzës së tij duke hedhur në erë shtëpinë në periferi të Pittsburgh, thonë autoritetet.

Fqinjët i thanë policisë se panë pronarin e shtëpisë duke qëndruar para banesës së tij në Edgewood pak para se të ndodhte një shpërthim brenda shtëpisë. Ata raportojnë se zjarri i madh dogji të gjithë shtëpinë.

Vajza e viktimës është në gjendje të rënduar psikologjike duke thënë që nuk e kupton dot arsyen se pse i ati bëri këtë veprim në ditën e dasmës së saj.

Ajo deklaroi gjithashtu se i ati kishte kohë që shfaqte probleme.

Trupi i tij u nxorr nga rrënojat e shtëpisë me makineri të rënda.

Vdekja u regjistrua si vetëvrasje dhe emri i burrit nuk u bë i ditur. Anëtarët e tjerë të familjes ishin larg shtëpisë në atë kohë, duke marrë pjesë në dasmën e vajzës, thanë zyrtarët. Ende mbetet e paqartë kush jetonte në shtëpi me burrin.

Shkaku i shpërthimit mbetet nën hetim, por shefi i policisë së Edgewood Robert Payne tha që personi “mund të ketë shkëputur linjën e gazit në bodrumin e shtëpisë dhe natyrisht vetëm një shkëndijë duhet për të shpërthyer shtëpinë pas kësaj “./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303