Tragjike/ Burri digjet brenda banesës së tij, policia direkt në vendngjarje, detajet e para drithëruese

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-3.jpg

Një 85-vjeçar ka humbur jetën në banesën e tij, pasi është përfshirë nga flakët. Ngjarja  e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në Kavajë.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:20, në Golem.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Njoftimi:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 30.01.2021, rreth orës 07:20,  në Golem, Kavajë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L.K. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën shtetasi L. K., 85 vjeç.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303