fbpx

Tragjike/ E moshuara në Vlorë i jep fund jetës, var veten në një pemë, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selenicë të Vlorës, ku një e moshuar është vetëvarur me litar.

Bëhet me dije se e moshuara është një 85-vjeçare me inicialet Z.L.

Njoftimi i policisë:

Në orët e mesnatës, në fshatin Mazhar të Selenicës, në një pemë pranë banesës dyshohet se ka varur veten 85 vjeçarja Z.L.

Nga kqyrja trupore nuk vërehen shenja apo dëmtime të tjera përveç asaj të shkaktuar nga litari. Dyshohet se kjo shtetase është vetëvarur.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.