fbpx

Tragjike/ Gjendet i vdekur një person në Tiranë, policia jep detajet e forta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet. Raportohet se një person është gjetur i vdekur në rrugë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.10.2020, rreth orës 13:01, në rrugën “Mine Peza”, në një objekt të braktisur është gjetur pa shenja jete një shtetas endacak ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku nga hetimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune.