Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Sarandë, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën. Raportohet se ai ka qenë duke lëvizur me makinë pune ekskavator me kovën lartë dhe aksidentalisht mjeti i tij ka prekur telat elektrik.
Sapo ka patur kontakt me energjinë elektrike, ka ndërruar jetë shtetasi P.A., 55 vjeç.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.
Advertisement