Një ngjarje tragjike ka ndodhur në plazhin e Durrësit, ku një pushues ka humbur jetën.
Viktimë është shtetasi Sh. Xh., i cili sapo ka dalë nga uji, ka pësuar arrest kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 08.08.2020, rreth orës 10:20, në lagjen nr.13, Durrës, tek “Shtëpia e Pushimit e Ministrisë së Brendshme”, shtetasi Sh.Xh., 64 vjeç, banues në Patos, pasi ka dal nga uji nuk është ndjerë mirë dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.