TRAGJIKE/ Humbin jetën nga COVID 2 pacientë, detajet e rënda

spital.jpg

Vijojnë të rriten rastet e vdekjeve me COVID në vendin tonë. 2 pacientë nga Peqini mësohet se kanë humbur betejën me koronavirusin.

Mësohet se dy viktimat, 56 dhe 64 vjeç, kanë qenë të shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë prej ditësh dhe po merrnin mjekim por fatkeqësisht nuk kanë mundur të jetojnë. Ata nuk e kanë fituar dot betejën me infeksionin.

Deri tani nuk ka njoftim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë pasi dy pacientët kanë ndërruar jetë gjatë natës, njëri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe tjetri në orët e para të 11 nëntorit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303