fbpx

Tragjike! Ndërron jetë aktori i “The Flash” në moshën 16-vjeçare

Logan Williams, ylli i filmit “The Flash” ka ndërruar jetë në moshën 16-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur nëna e tij në Tri-City News të premten. Nëna e tij Marlyse dha lajmin e trishtë dhe tha se ajo është “shkatërruar absolutisht” nga vdekja e tij.

Shkaku i vdekjes së 16-vjeçarit nuk është bërë ende i ditur.

Nëna e Logan po përballon humbjen e saj vetëm, pa askënd që ta ngushëllojë, për shkak të masave distancuese nga koronavirusi.

“Nuk jam në gjendje t’i përqafoj prindërit e mi që kanë humbur nipin e tyre të vetëm. Është e vështirë. Me talentin dhe pamjen e tij të mrekullueshme, Logan kishte mundësinë që të ishte një yll i madh”, u shpreh ajo.

Aktori luajti së bashku me Lori Loughlin në serialin dramë “When calls the heart”.

Logan ishte vetëm 10 vjeç kur bëri debutimin e tij në filmin e vitit 2014 “The Color of Rain”,  pasi fitoi rolin me audicionin e parë që kishte dhënë ndonjëherë në jetën e tij.

Aktori u shfaq në tetë episodet e “The Flash”.