fbpx

Tragjike në Durrës! Ishte duke u larë në pishinë, mbytet një 10-vjeçar

Një 10 vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme pasi është mbytur në një pishinë duke u larë. Bëhet me dije se fëmija është nga Kosova.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në qytetin e Durrësit.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 12.08.2020, rreth orës 12:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar E.T., 10 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në pishinë, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.